Dita e 48-të e protestës dhe rezistencës qytetare në bulevard është shoqëruar edhe me një larmi pankartash, thirrjesh dhe parullash.
Të mbledhur si përditë në qendër të Tiranës, duke hedhur thirrje për dorëheqjen e qeverisë dhe largimin e klasës së vjetër politike, ata thanë se nuk do të ndaleshin duke vijuar edhe përgjatë muajit gusht, deri në realizimin e kërkesave.
Por nuk mungoi ‘menuja’ e pasur e parullave me thirrje si:
“48 ditë, llogaridhënia nuk ka afat”, “Një qëllim, Shqipëria e re”, “Stop Rama”, “Sa më shumë heshtje, aq më shumë qëndresë”.
Gjatë marshimit të tyre, qytetarët kërkuan edhe hetimin apo burgosjen e kryeministrit Rama, ish-vartëses së tij Belinda Balluku si dhe një revolucion për Shqipëri të re.
© Panorama.al


















