Një numër i madh qytetarësh u mblodhën edhe sot në protestën e ditës së 48-të në Tiranë, ku rrëfyen edhe hallet e tyre dhe shkaqet pse dilnin në këtë revoltë qytetare.
Një ish-minator tregoi se ai kishte punuar për 25 vite nëpër galeri, kurse pensioni që merr nuk i del as për ilaçe, kurse premtimi i kryeministrit Rama për statusin e tyre ka dalë mashtrim.
Ai kërkoi dorëheqjen e kryeministrit sa më parë.
“Rama të japë dorëheqjen sa më parë. Protestojmë për të drejtat tona. Kam punuar 25 vite në minierë dhe nuk kam marrë statusin, premtuan por nuk e dhanë, kur do e marr kur do e marr kur të vdes. Pensioni s’më del për ilaçet, jam me të tëra të mirat, me mëlçi, mushkëri, prostatë. Dal në protestë për të drejtat e mia. Pensioni nuk më del hic, veçse më ushqen djali, se po t mos jetë ai nuk ha bukë në darkë”, tha ai.
Më tej qytetari fol edhe për situatën e ujit të pijshëm.
“Edhe ujë s’kemi për të pirë, a pijnë këta nga ky ujë, s’ka burrë nëne ta pijnë. Blejmë ujë për të gatuar, për të pirë dhe për të larë, se nuk ka. Ndaj dalim në protestë, kërkojmë rrëzimin e tij”, tha ai.
© Panorama.al












