Mbahet sot dita e 48-tëe protestës në Tiranë, ku një masë e madhe qytetarësh u mblodhën si çdo ditë në sheshin “Skënderbej”, para se të niste marshimi drejt Kryeministrisë, ku kërkohet dorëheqja e qeverisë dhe largimi i klasës së vjetër politike.
Një i ri pjesëmarrës, teksa mbante dy pankarta në dorë, foli për gjendjen e mjeruar në të cilën ndodhet Shqipëria si pasojë e keqqeverisjes.
“Këtu ka mbaruar gjithçka, për çfarë të flasësh këtu, Lana vjen era, të qelb, të flasësh për shëndetin, për ilaçet, për autobusët, për rrogat, për çfarë të flasësh këtu”, tha ai mes të tjerash për Neës24.
I riu nënvizoi se kjo qeveri ka vetëm të këqija:
“Nuk di të them ndonjë të mirë që ka bërë kjo qeveri. Për të këqija po, dua dy tre netë t’i mbaroj, për të mira s’kam çfarë them”.
I pyetur në lidhje me deklaratat e kryeministrit se kamerierët në jug marrin nga 1 mijë euro rrogë, ai e cilësoi mashtrim.
“Gënjeshtrat e Ramës, ku paguhet 1 mijë euro për kamerierët, asnjëri s’merr rrogë 1 mijë euro, flenë si skllevër atje, flenë m kate si kinezët, si qen nëpër bodrume. Kë mashtron ai për ata në jug, po të punosh dy turne po. Vetëm po të punojnë nga dy turne, ashtu po, mund të shkojë, vetëm të punosh si qen gjithë ditën”, tha qytetari.
© Panorama.al












