Kritikat nga raporti i KE-së për ndalimin e arrestimit të Ballukut, aktivisti Lika: Vërteton pse protestojmë, nuk jemi të barabartë para ligjit! Belinda mbrohet nga qeveria

Jul 17, 2026 | 21:01

Aktivisti Edison Lika u ndal te raporti i fundit i Komisionit Europian për shtetin e së drejtës në Shqipëri, duke deklaruar se dokumenti përforcon arsyet pse qytetarët vijojnë protestën kundër qeverisë.

Sipas tij, një nga çështjet kryesore të raportit lidhet me rastin e Belinda Ballukut dhe mënyrën se si, sipas raportit, u pengua heqja e imunitetit të saj nga qeveria dhe mazhoranca në Parlament.

“E para, në këtë raport thuhet se qeveria shqiptare dhe Parlamenti e ndaluan Prokurorinë e Posaçme t’i hiqte imunitetin një deputeteje, që është Belinda Balluku. Kjo e dëmton rëndë barazinë para ligjit”, tha ai, ndërsa shton se “ne nuk jemi të barabartë para ligjit, sepse Belinda Balluku po mbrohet me çdo kusht nga qeveria e Edi Ramës.”

Ai shtoi se, sipas raportit, nuk bëhet fjalë vetëm për këtë rast, por edhe për tentativa për ta bërë më të vështirë heqjen e imunitetit për zyrtarë të tjerë të lartë.

“Thuhet se qeveria shqiptare nuk është mjaftuar vetëm me ndalimin e heqjes së imunitetit, por po bën çmos që të fusë procedura të tjera për ta vështirësuar heqjen e imunitetit për zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë”, deklaroi Lika, ndërsa përsëriti thirrjen drejtuar SPAK-ut për arrestimin e Belinda Ballukut.

LEXO EDHE: “Rrezik për pandëshkueshmëri!”- Hetimet ndaj Belinda Ballukut, raporti i KE ngre shqetësime: SPAK kërkoi arrestimin, por Kuvendi refuzoi t’i heqë imunitetin!

Edison Lika: Sot Komisioni Europian publikoi raportin vjetor për shtetin e së drejtës, ku ndër shtetet ishte edhe Shqipëria. Unë do të ndalem në pika janë shumë të rëndësishme në raport dhe janë edhe arsyet pse ne jemi në protestë.

E para, në këtë raport thuhet se qeveria shqiptare dhe Parlamenti e ndaluan Prokurorinë e Posaçme t’i hiqte imunitetin një deputeteje, që është Belinda Balluku. Kjo e dëmton rëndë barazinë para ligjit. Ne nuk jemi të barabartë para ligjit, sepse Belinda Balluku po mbrohet me çdo kusht nga qeveria e Edi Ramës. Arresto Ballukun, arresto Ballukun, arresto Ballukun, arresto Ballukun…

Në fakt, në këtë pikë nuk thuhet vetëm kaq. Thuhet se qeveria shqiptare nuk është mjaftuar vetëm me ndalimin e heqjes së imunitetit, por po bën çmos që të fusë procedura të tjera për ta vështirësuar heqjen e imunitetit për zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë. Kjo do ta zhbënte dhe do ta dëmtonte shumë shtetin e së drejtës dhe barazinë para ligjit.

Ne jemi këtu për të mos e lejuar këtë dhe për të kërkuar barazi para ligjit dhe arrestimin e Belinda Ballukut. Arresto Ballukun, arresto Ballukun, arresto Ballukun, arresto Ballukun…

© Panorama.al

Te lidhura