VIDEO- “Je fajtor për zjarrin”- Flakët që përfshinë tregun tek “5 Maji”, sherr mes tregtarit dhe përgjegjësit! Ndërhyn policia

Jan 9, 2026 | 11:14

Një incident mes  një tregtari dhe përgjegjësit të tregut ka ndodhur në zonën e tregut tek  “5 Maji” në Tiranë, aty ku edhe një ditë më parë ra një zjarri i madh duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

sherri tek tregu 5 maji zjarri

Gazetarja Xhensila Kodra raporton se tregtari ka akuzuar përgjegjësinë se është fajtor për rënien e zjarri.

Kjo ka detyruar policinë të ndërhyjë dhe ta shoqërojë tregtarin në komisariat.

Ndërkohë mësohet se nga zjarri janë djegur 2 kapanonë me më shumë se 100 magazina, me një sipërfaqe totale rreth 10 mijë metër katror.

Zjarri dyshohet se është shfaqur nga një nga kabujt elektrik diku në mesin e kapanonit. Nga pamjet e kamerave të sigurisë shfaqen flakët, të cilat, sipas ekspertëve, paraprakisht dyshohen prej elektricitetit, prej ngjyrës karakteristike.

© Panorama.al

Te lidhura