Deputetët e PD bllokojnë Foltoren, nuk lejojnë Maznikun të prezantojë raportin për Territorialen! Ndërpritet seanca

Jul 23, 2026 | 12:58

Tensione janë shënuar gjatë seancës plenare në Kuvend. Deputetët e Partisë Demokratike kanë bllokuar Foltoren duke mos lejuar që Arbjan Mazniku të prezantonte raportin e Partisë Socialiste për Reformën Territoriale.

deputetet e PD

Kjo ndodhi pasi kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi deklaroi nisjen e prezantimit të raporteve përkatëse nga socialisti Arbjan Mazniku dhe më pas nga ai i PD-së Luçiano Boçi për reformën.

Për të mos lejuar Maznikun të flasë, deputetët demokratë u ngritën dhe bllokuan Foltoren. Peleshi më pas vendosi ndërprerjen e seancës për 5 minuta.

tensionet ne kuvenddeputetet

© Panorama.al

Te lidhura