Protestuesit kanë vijuar aksionin e tyre për të qëlluar me vezë ndaj deputetëve të PS dhe ministrave të qeverisë Rama.
Nuk i ka shpëtuar shënjestrës as ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari.
Ky i fundit ishte duar ardhur drejt ministrisë së Brendshme, ndërkohë që disa aktivistë e kanë goditur nga distanca me vezë.
Situata është tensionuar teksa shoqëruesi i ministrit ka ndjekur nga pas të rinjtë duke kapërcyer gardhin metalik, ndërkohë që aktivistët e tjerë kanë lëshuar vezë në drejtim të pjesëtarit të qeverisë.
© Panorama.al@panoramatv.alVIDEOLAJM/ Protestuesit godasin me vezë ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallarin! Momenti i përplasjes tek pedonalja











