Tensionet para Kuvendit, shkon në 5 numri i protestuesve të shoqëruar nga policia

Jul 23, 2026 | 12:18

Pesë qytetarë janë shoqëruar nga Policia e Shtetit gjatë protestës së zhvilluar para Kuvendit të Shqipërisë, pas tensioneve të regjistruara gjatë tubimit.

protesta

Sipas informacioneve paraprake, personat janë shoqëruar në Komisariatin nr. 1 në Tiranë.

Protesta vijon ende para Parlamentit, ku qytetarët kanë rrethuar godinën dhe kanë vijuar me thirrjet kundër qeverisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Në zonë vijon të ketë prani të shtuar të forcave të policisë dhe efektivëve të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), për monitorimin e situatës.

E moshuara terhieqt zvarre (4) E moshuara terhieqt zvarre (3) E moshuara terhieqt zvarre (2) E moshuara terhieqt zvarre (1) E moshuara terhieqt zvarre (5) E moshuara terhieqt zvarre (6)

© Panorama.al

Te lidhura