Vendoret, shpallet lista përfundimtare e zgjedhësve

Apr 12, 2011 | 14:47

TIRANE- Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile njofton se ka publikuar listën përfundimtare të zgjedhësve, që do të votojnë në zgjedhjet e 8 majit per drejtuesit e pushtetit vendor.

Permes nje deklarate per mediat, drejtoria e përgjithshme e gjendjes civile sqaron se shpallja e listët përfundimtare është bërë në përputhje me nenin 57, pika 5 të Ligjit nr.10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”.

Sipas drejtorisë së gjendjes civile lista përfundimtare e zgjedhësve është shpallur në formë elektronike në faqen zyrtare të internetit të Ministrisë së Brendshme (moi.gov.al), faqen zyrtare të internetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (cec.org.al), dhe në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile (dpgjc.moi.gov.al).

© Panorama.al

Te lidhura