Veliaj reagon nga qelia për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos: Kryetari që formësoi PS-në! Mirënjohës për frymën që i dha të majtës

Oct 31, 2025 | 19:10

Ish-kryetari Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, ka reaguar nga qelia për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit dhe kryetarit të Partisë Socialiste, Fatos Nano.

nano veliaj

Në një reagim në rrjetet sociale, Veliaj shprehet se Nano ishte kryetari që formësoi Partinë Socialiste dhe politikën moderne shqiptare.

“Me vizionin e tij qytetar dhe thellësisht europian, ai besoi se e majta duhet të ishte hapje, debat dhe progres, jo thjesht dogmë. Sot kujtojmë me respekt një udhëheqës tolerant e liberal, i cili diti t’i tregojë këto cilësi edhe me mua, vite më parë, në ditët e rebelimit aktivist”, ka shkruar Veliaj.

Ndër të tjera, socialisti ka shprehur mirënjohjen për frymën që Nano i dha ndër vite të majtës shqiptare.

Reagimi i Veliajt:

Me trishtim mora lajmin e ndarjes nga jeta të Fatos Nanos, kryetari që formësoi Partinë Socialiste dhe politikën moderne shqiptare.

Me vizionin e tij qytetar dhe thellësisht europian, ai besoi se e majta duhet të ishte hapje, debat dhe progres, jo thjesht dogmë.

Sot kujtojmë me respekt një udhëheqës tolerant e liberal, i cili diti t’i tregojë këto cilësi edhe me mua, vite më parë, në ditët e rebelimit aktivist.

Demokracia nuk matet me sa shumë flasim, por si debatojmë me qytetari dhe sa shumë dimë të dëgjojmë njëri-tjetrin. Sepse liria nuk është vetëm e drejta për të folur, por edhe përgjegjësia për të kuptuar.

Kjo ishte fryma që Fatos Nano i dha të majtës shqiptare dhe për çka duhet t’i jemi mirënjohës.

U prehtë në paqe.

© Panorama.al

Te lidhura