Uruçi: Po abuzohet me listat

Apr 27, 2011 | 10:28

SHKODER – Kandidati socialist për Bashkinë e Shkodrës, Genc Uruçi, ka hedhur sërish akuza për abuzime sipas tij me listat e votuesve. Prania e numrit të lartë të personave pa kod banese në listat e zgjedhësve, prania e personave të vdekur në këto lista si dhe prodhimi i kartave false, me qëllim që personat pa kod banese të votojnë sipas interesave të PD-së, janë shqetësimet që ka bërë dje publike Uruçi. “Unë e kam thënë dhe e përsëris, me këto parregullsi, procesi zgjedhor në Shkodër është i dëmtuar seriozisht. Unë kam edhe 12 dite kohë të vendos për këta pushtetarë që kanë tendencën të ndjekin të njëjtën praktikë 20-vjeçare, atë të fitores përmes vjedhjes. Por ne do të mundohemi me të gjitha format që t’i largojmë këto mundësi”. Uruçi përmendi dhe përdorimin e kartave false, si formë manipulimi të votës më 8 maj.             r.d

© Panorama.al

Te lidhura