Ulen temperaturat, reshje bore në disa zona

Apr 14, 2011 | 9:31

Atëherë kur të gjithë menduan se erdhi pranvera, moti bëri një tjetër kapricio. Temperaturat u ulën ndjeshëm, në shumë qytete pati reshje shiu, e në zonat e thella u shënuan reshje bore. Zonat që u zbardhen nga bora këtë pranverë janë ato në verilindje të vendit. Reshje bore pati mbreme në Kukës, në disa zona të Dibrës, në Bulqizë etj.

Në Kukës, veçanërisht në aksin Kukës-Tiranë pranë tunelit të Kalimashit reshjet e dëborës për pak kohë bllokuan qarkullimin e mjeteve, duke shkaktuar kaos në trafik.

Drejtuesit e mjeteve janë kapur të papërgatitur dhe pa zinxhirë, duke shkaktuar kështu probleme gjatë lëvizjes. Situata është normalizuar në orët e mbrëmjes, pas ndërhyrjes së borëpastrueseve.

© Panorama.al

Te lidhura