Ukraina përgatitet të përkujtojë Çernobilin

Apr 25, 2011 | 19:58

KIEV- Ukraina përgatitet të përkujtojë  25 vjetorin e katastrofës më të madhe bërthamore në botë.

Shpërthimi në reaktorin bërthamor të Çernobilit më 26 prill 1986, i cili shkaktoi re të grimcave radioaktive mbi një pjesë të kontinentit evropian dhe detyroi mijëra ukrainas që t’i braktisin shtëpitë.

Presidenti Viktor Janukoviç sot mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të viktimave në Kiev, ndërsa aktivitete të tjera janë mbajtur në nder të viktimave.

Javën e kaluar, në konferencën e donatorëve u grumbuluan 550 milionë euro për ndërtimin e mburojës mbrojtëse rreth reaktorit të Çernobilit.

© Panorama.al

Te lidhura