UEFA dhe FIFA: Pezullohet Bosnje-Hercegovina

Apr 1, 2011 | 11:04
Bosnje-Hercegovina pezullohet nga të gjitha aktivitetet e FIFA-s dhe UEFA-s për një periudhë të papërcaktuar. Vendimi eshte marre sot dhe eshte publikuar ne faqen zyrtare te UEFA-s. Sipas vendimit, deri ne nje njoftim te dyte,  përfaqësueset dhe klubet e Bosnje-Hercegovinës nuk lejohen më të marrin pjesë në kompeticionet ndërkombëtare duke filluar që nga dita e sotme (1 prill 2011).

Sipas njoftimit, sqarohet se vendimi per pezullimin është marrë pasi Asambleja e Përgjithshme e Federatës së futbollit të këtij vendi (FFBH/NSBiH) nuk përshtati statusin e saj sipas kërkesave të FIFA-s dhe UEFA-s. Afati qe i ishte lene ne dispozicion FFBH/NSBiH ishte 31 mars 2011, kohe ne te cilen ata duhet te benin pershtatjen e statusit.

Mbledhja e zhvilluar mbajtur në Sarajevë më 29 mars 2011 nuk ka arritur kuorumin e nevojshëm e mbështetjes për ndryshimin ne statut.  UEFA dhe FIFA kërkojnë nga Federata e Bosnjes që presidenti të jetë me mandat 4-vjecar. Ndërsa Federata udhëhiqet me rrotacion nga tre presidentë.

Vetëm 22 nga 54 delegatëve të pranishëm votuan në favor të ndryshimit. Pas kesaj erdhi dhe vendimi per pezullimin.

Bosnje-Hercegovina ndodhet në grupin D së bashku me Shqipërinë. Pas këtij vendimi, të gjitha ndeshjet e luajtura deri tani nga Bosnja nuk do të merren në konsideratë.

 

© Panorama.al

Te lidhura