Turqi: Protesta për mbrojtjen e kandidatit kurd

Apr 20, 2011 | 10:30

Vendimi i autoriteteve zgjedhore në Turqi për të mos lejuar të garojë në procesin zgjedhor të qershorit, një kandidat të pavarur, i cili përkrahej nga partia pro-kurde, ka provokuar protesta në zonën juglindore të Turqisë, të banuar kryesisht nga kurdët. Partia kurde për Paqe dhe Demokraci ka kërcënuar se do të tërhiqet nga zgjedhjet, menjëherë pas këtij vendimi. Autoritetet turke e argumentojnë vendimin e tyre me përjashtimin e këtij kandidati, me dënimet e mëparshme të tij mbi lidhjet me separatistët rebelë të partisë së paligjshme kurde, Partia e Punës së Kurdistanit. Mes protestuesve kurdë dhe policisë turke janë raportuar edhe përleshje fizike, kryesisht në qytetet Diarbakir dhe Van.

© Panorama.al

Te lidhura