Tumoret,Berisha:Diagnostikim e mjekim modern

Apr 29, 2011 | 9:40

TIRANË- Kryeministri, Sali Berisha ka garantuar mbështetje të plotë të qeverisë së tij në luftën kundër tumoreve dhe mjekimin sa më mirë të të prekurve.

Gjatë konferencës për kancerin që mbahet sot në Tiranë, Berisha ka kërkuar të bëhet gjithcka është e nevojshme në mënyrë që grupi i faktorëve potencialisht kancerogjen të zvogëlohen në maksimim.

Sipas tij, qeveria, do të bëjnë gjithca të ketë të nevojshme ekipi mjekësor që merret me trajtimin e kësaj sëmundjeje. “Le të bëjmë gjithcka për metodat e diagnostimit të hershëm dhe kurimit më modern të ndihmojnë të prekurit”- tha ai.

Kreu i qeverisë përgëzoi punonjësit e onkologjisë, studiuesit dhe garantoi ata se qeveria, institutin e tyre, mbështetjen ndaj tij e ka dhe do të kete përparësi të vazhdueshme.

“U takon atyre dhe ministrisë së Shëndetësisë të marrin në dorë organizimin e luftës kundër kancerit. Njeriu dhe njerëzimi në tërësi del fitimtar dhe kjo është e pamohueshme, ndaj kam shumë besim se edhe ndaj këtij agresioni shkenca, shoqëria do të dalë fitimtar”.

Sipas tij, e rëndësishme është që të bëhet gjithcka për të kursyer qoftë dhe një minutë jetë në cdo qytetar për të parandaluar prekjen dhe mjekimin e tij më të mirë.

© Panorama.al

Te lidhura