Tronditet Flamurtari, pezullohet dy ndeshje Daniel Xhafaj

Apr 14, 2011 | 10:41

Tronditet Flamurtari, pezullohet me dy ndeshje sulmuesi kryesor Daniel Xhafaj. Komisioni i Disiplinës ka vendosur dje në mbrëmje të dënojë golashënuesin vlonjat, për shkak të incidentit me lojtarët krutanë gjatë ndeshjes Flamurtari-Kastrioti. Disiplina e ka arsyetuar këtë vendim në bazë të sjelljeve josportive të Xhafajt, duke marrë si provë edhe pamjet filmike. Në njoftimin për mediat në lidhje me dënimin e Xhafajt, citohej kështu: “Lojtari i Flamurtarit, Daniel Xhafa, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48 të KDS dhe pamjeve filmike të ndeshjes, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti dhe 100.000 lekë gjobë.” Tashmë, skuadra kuqezi do të bëjë pa sulmuesin e saj kryesor në sfidën e vështirë kundër Shkumbinit.

© Panorama.al

Te lidhura