LEZHË-Nje 55 vjecar ka mbetur i plagosur, pasi teksa udhetonte me nje motorciklete eshte perplasur nga nje makine qe kalonte me shpejtesi. Aksidenti ndodhi paraditen e sotme ne aksin rrugor Lezhë-Shëngjin dhe i lenduar sipas policise ka mbetur shtetasi 55-vjeçari Ndue Zici.
Nga hetimet e para, ai është përplasur nga një makinë e cila drejtohej nga 28-vjeçari Altin Hajko. Burime nga policia bëjnë me dije se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia me të cilën udhëtonte automjeti i drejtuar nga 28-vjeçari i cili po transportonte dy të sëmurë në spitalin e Lezhës.
Ne vend mberriten forca te policise, te cilat nisen hetimet per aksidentin, nderkohe qe i plagosuri u dergua ne spital ku sipas mjekve eka marre plage te renda dhe ndodhet ne gjendje kritike.











