Totenhem dhe Arsenal, luhet shansi i fundit

Apr 20, 2011 | 11:43

Totenhemi dhe Arsenali me të vërtetë që nuk mund të krahasohet me “El Clasico”-n, por derbi londinez pritet të jetë vendimtar për ekuilibrat e kreut të klasifikimit. Nëse skuadra e Redknap do të  fitojë, atëherë do të barazohej me pikë me Sitin. Ndërsa për djemtë e Vengerit, çdo rezultat tjetër përveç fitores do t’u jepte përfundimisht fund shpresave për të arritur Mançesterin në krye.

© Panorama.al

Te lidhura