Stuhi të dhunshme kanë goditur Oklahomën dhe Arkansasin, duke vrarë nëntë njerëz, mes të cilëve edhe tre fëmijë. Tornadot kanë shkatërruar qytetin e Arkansasit, “Little Rock”. Dy persona humbën jetën në Oklahoma, në qytetin e vogël të Tushkas, ku e vetmja shkollë që ekziston në këtë qytet duket sikur është ngritur në ajër, me gjithë themele. Shtatë njerëz humbën jetën në Arkansas, ndërsa stuhia e fuqishme nisi që të premten në mëngjes. Stuhia, përveç viktimave, ka çrrënjosur shumë pemë dhe ka prishur rrjetin e elektricitetit në shumë pjesë të qyteteve të goditura. Vala e tornadove pritet të prekë Misisipin dhe Alabamën, por edhe degëzime të tjera në luginën e lumit të Misisipit dhe Misurinë lindore, Kentakin dhe Illinoisin. Tornadot do të shoqërohen edhe me shira të furishëm dhe situata pritej të përkeqësohej gjatë natës, duke kaluar të shtunën në disa pjesë të Xhorxhias dhe Floridës.











