TOEFLI, pas 2 javësh nisin aplikimet

Apr 9, 2011 | 10:43

Pas dy javësh pritet të nisin aplikimet në UT për TOEFLI-n dhe TOEIC-in. Pas marrjes së ekskluzivitetit për këto dy teste burime, pranë këtij universiteti bëjnë me dije se ka nisur puna për shqyrtimin e testeve që do të plotësohen për mbrojtjen e gjuhës. Specialistët UT-së pohojnë se do të përzgjidhen ato modele testesh që jo vetëm do të kenë një kosto më të ulët financiare, si dhe shmangien e limiteve në kohë për lëshimin e tyre, duke qenë se tashmë dihet që TOEFLI duhet rinovuar çdo dy vjet. Megjithatë,TOEFLI dhe TOEIC nuk janë të vetmet certifikata që do të njihen për mbrojtjen e gjuhës. Sipas përfaqësuesve të arsimit, do të jenë dhe tri teste të tjera ndërkombëtare, të cilat pritet të bëhen publike. Ndërkohë që duke filluar nga matura e vitit të ardhshëm, gjuha angleze do të përfshihet në skemën e provimeve të detyruara që do të japin nxënësit në mbyllje të studimeve të shkollës së mesme.

© Panorama.al

Te lidhura