TIRANE- Tre makina u përfshinë në një akident rrugor sot në kryeqytet, fatmirësisht pa dëme në njerëz.
Ngjarja ndodhi pasditen e së enjtes tek vendi i quajtur “Shkolla e Bashkuar” ku tre makina u përplasen me njëra- tjetrën duke shkaktuar vetëm dëme materiale dhe jo në njerëz.
Ende nuk dihet se sa persona gjendeshin ne makinat të cilat u përfshinë në aksident. Njoftohet se policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.











