IBË-Ëndërr që bëhet realitet e ka quajtur kreu i qeverisë nisjen e punimeve sot për ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan. Duke folur në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast nga Iba, Berisha ka theksuar se vepra në fjalë, që finalizohet për 18 muaj, është e dyta më e rëndësishmja, pas rrugës së kombit.
“ Autostrada me tunelin e Krrabës shkurton prej 31.7 km me tunel 2.4 km të gjatë, 21 vijadukte, 7 mbikalime, 4 nënkalime dhe shpejtësi lëvizje 120 km/orë, shkurton së paku 50 minuta distancën e Tiranës me Elbasanin”- tha berisha, duke shtuar se pas kësaj, Elbasani bëhet de facto qyteti më i afërt me kryeqytetin e vendit.
Sipas tij, autostrada do të sjellë favorizime të shumta edhe për punësimin, jo vetëm lehtësi në lëvizje e udhëtarëve.
Ai ka deklaruar se autostrada do të kjrijojë lehtësia të shumta edhe në fushën tregtare, pasi me këtë ndërtim Tirana, Elbasani e Durrësi bëhet një treg, ndërkohë që Tirana shndërrohet në një nga metropolet më të mëdha të Evropës Juglindore e më gjerë.
© Panorama.al











