Policia e Tiranës njoftoi sot arrestimin e një shtetasi të shpallur në kërkim pasi akuzohet për vrasje .
Sipas policisë i arrestuari është shtetasi Gjovalin Gjoka dhe akuzohet se ka vrarë në bashkëpunim shtetasin Paulin Deda.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Lezhës, në fund të vitit 2010. Shkak për këtë ngjarje mendohet të ketë qenë një konflikt pronësia, pasi viktima dhe i arrestuari ishin fqinj.
Gjoka ishte shpallur në kërkim nga policia e Lezhës.
© Panorama.al











