TIRANË- Një tjetër incident elektoral në Tiranë. Mëngjesi i sotëm e ka gjetur zyrat e PS dhe te LSI-se me xhama të thyera.
Fillimisht eshte denoncuar demtimi i zyres elektorale te deputetitt te PS-se, Ilir Gjoni. Me tej, e demtuar eshte konstatuar edhe zyra e LSI-se ne kete zone.
Ngjarja është denoncuar nga vete deputeti socialist, i cili e quan një akt të tillë të dënueshëm, që nuk ka ndodhur në fushatat e mëparshme.
“Një akt i till nuk ka ndodhur as në fushatën për zgjedhjet e vitit 2009 e as në ato të 2007-ës”- ka thënë Gjoni, duke kërkuar gjetjen e autorëve.
Gjoni i ben apel qytetareve te distancohen nga veprime te tilla dhe nga akte dhune, duke shtuar se marredheniet mes partive jane korrekte dhe nuk ka vend per te tilla veprime.
Policia, e njoftuar për incidentin ka nisur hetimet, por ende nuk ka të dhëna rreth autorësisë.
Edhe përfaqësuesi i LSI-së për njësinë bashkiake numër 3 në kryeqytet Muharrem Berisha ka dënuar incidentin e ndodhur në zyrën elektorale të LSI-së duke i bërë apel qytetarëve për qetësi.
Probleme të tilla, me grsije posterash e dëmtime në zyrat elektorale janë shënuar edhe në qytete të tjera, pavarësisht thirrjes së ndërkombëtarëve për fushatë të qetë.
Vetë kreu i shtetit dhe më tej ai i qeverisë, disa herë më radhë kanë bërë apel për zgjedhje të qeta dhe fushatë qytetare, duke kërkuar angazhim maksimal të policisë për ruajtjen e rendit e qetësisë në zgjedhje.
© Panorama.al











