PRISHTINE- Kreu i qeverise, Hashim Thaçi dhe presidenti vetem per pak dite, Behgjet Pacolli janë afër finalizimit të marrëveshjes për rikompozimin e Qeverisë. Zgjidhja duket se është gjetur te formimi i një Ministrie të re, asaj për Diasporën. Këtë Ministri pritet të marrë AKR. Partisë së ish presidentit, sipas burimeve të Express, do t’i takojë edhe një Ministri tjetër që aktualisht udhëhiqet nga PDK.
Thaçi dhe Pacolli janë pajtuar në parim për rikompozimin e marrëveshjes së mëhershme të koalicionit qeveritar. Burime te cituara nga Telegraf, bëjnë të ditur se ata janë takuar të mërkurën në mbrëmje dhe janë afër marrëveshjes që Koalicionit të udhëhequr nga Pacolli t’i jepen dy ministri. Zgjidhja duket se është gjetur te formimi i një Ministrie të re, asaj për Diasporën.
Përveç kësaj, Koalicioni për Kosovën e re do të marrë edhe një Ministri që aktualisht udhëhiqet nga Partia Demokratike e Kosovës. Njërën nga këto dy ministri thuhet se do ta udhëheqë Ibrahim Gashi, i cili deri para disa javësh ka qenë nënkryetar i Aleancës Kosova e Re.











