Tetraplegjikët, Ministria: Takim me grevistët

Apr 15, 2011 | 11:13

TIRANË- Ministria e Punës kerkon takim me grevistet para e tetraplegjike, ngujuar ne greve urie. Permes nje njoftimi per shtyp, ministria sqaron se per kete kategori eshte rritur pagesa për aftësinë e kufizuar nga 68 mijë në 90 mijë lekë.

“Kërkojmë takim me paraplegjikët që të shmangim mënyrat ekstreme si greva e urisë”, thuhet ne reagimin e ministrise.

Sipas saj, eshte rritur pagesa për kujdestarinë nga 68 mijë në 95 mijë.  Po ashtu ministria ben me dije se eshte bërë pagesë shtesë prej 16 mijë lekësh për paketën higjenosanitare.

Diten e shtune, nje nga personat me aftesi te kufizuar ka lene sot greven e urise, per shkak te gjendjes se renduar shendetesore. Nga greva ka dale  Gëzim Ivzira, 50 vjeçari nga Durrësi, i cili  është dërguar me urgjence në spital pasi ka pasur probleme me tensionin.

Nje dite para tij, ne spital perfundoi edhe grevisti Sal Pacës, 60 vjec, po per shkak te problemeve me tensionin.

Pas pritjes së përmbushjes së kërkesave ekonomike nga ana e ministrisë së linjës, tetraplegjikët vendosën të nisin grevën e urisë.

Ata kërkojnë kompensim për karburantin që konsumojnë, duke e çuar në 80 litra në muaj, pa të cilin e kanë të pamundur të lëvizin, kërkojnë shtim të ndihëm ekonomike, pasi thonë se në kushtet e cmimeve të rritura e kanë të papërballueshme jetesën. Pjese e kerkesave te tyre eshte edhe rritjen e paketës higjeno-sanitare, një rritje page për kujdestarët dhe njohja e siguracioneve të tyre.

© Panorama.al

Te lidhura