Tentativë për grusht shtet, presidenti i vendit afrikan: Situata është në kontroll

Dec 7, 2025 | 22:28

Presidenti i Beninit, Patrice Talon, deklaroi mbrëmjen e sotme në televizionin kombëtar se situata në vend është “plotësisht nën kontroll”, pas tentativës së mëngjesit për një grusht shteti, të cilën autoritetet thonë se e kanë parandaluar.

benin

Sipas deklaratës zyrtare, një grup ushtarësh kishte sulmuar institucione shtetërore, por forcat e sigurisë ndërhynë menjëherë dhe i dhanë fund përpjekjes.

“Dua t’ju siguroj se situata është plotësisht nën kontroll. Ju ftoj të vazhdoni qetësisht aktivitetet tuaja që sonte. Siguria dhe rendi publik do të garantohen në të gjithë territorin kombëtar”, tha Talon.

Ai theksoi gjithashtu se “kjo tradhti nuk do të mbetet e pandëshkuar”, duke paralajmëruar se hetimet dhe masat ligjore do të vijojnë.

© Panorama.al

Te lidhura