“Mesi i shtatorit nuk e zë atë”- Qytetari i përgjigjet kryeministrit nga dita e 55-të të protestës: Atij nuk i zihet besë! T’i dorëzojë të gjithë drejtorët në burg

Jul 24, 2026 | 19:34

Protesta popullore mblodhi edhe në ditën e 55-të të saj një numër të madh qytetarësh që kërkojnë largimin e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, si dhe largimin e klasës së vjetër politike.

qytetari

Një nga qytetarët komentoi edhe deklaratën e kryeministrit ditën e sotme në grupin e PS, duke e cilësuar atë mashtrues dhe të pabesë. Ai i bëri thirrje kryeministrit të dorëzonte në burg të gjithë drejtorët e korruptuar.

“Të dorëzojë të gjithë ata drejtorat nëpër ministri që kanë vjedhur, të futen në burg edhe ata. Mesi i shtatorit nuk e zë atë. Kërkon besën si i pabesë, të gjithë njerëzit që kërkojnë besë janë të pabesë. Nuk i besoj më”, tha qytetari.

Më tej qytetari foli edhe për problematikat me energjinë elektrike dhe problemet sociale.

“Një shok më thotë andej nga jugu se dritat ikin 20 herë në ditë dhe se po prishen pajisjet”, përfundoi qytetari.

© Panorama.al

Te lidhura