Pesë oficerë policie britanikë u plagosën pasi një varkë e Policisë Metropolitane u përplas në Urën Westminster në Londrën qendrore.
Varka, e Njësisë së Policisë Detare të Metropolitane, u përplas në urë rreth orës 17:40 pasdite.
Policia tha se disa nga oficerët në bord ranë në ujë, por u shpëtuan nga kolegët dhe shërbimet e tjera të emergjencës që nxituan në vendngjarje.
“Nga sa dimë, pesë oficerë policie u plagosën dhe po marrin trajtim. Presim një përditësim mbi shkallën e lëndimeve të tyre”, thuhet në deklaratë.
Policia nuk beson se ndonjë civil është përfshirë ose është plagosur në incident, i cili do të “hetohet plotësisht”.
Aksidenti ndodhi pranë Parlamentit, ndërsa një turmë kalimtarësh dhe turistësh e shikonin nga ura. Autoriteti Portual i Londrës tha se ishte i përfshirë në operacionin e shpëtimit të policisë.
© Panorama.al













