“Arrestimi i Belinda Ballukut nga SPAK, disa çështje s’mund t’i lënë pas dore”- Analisti: Rama po tenton të zvogëlojë protestën, pranoi arrogancën brenda qeverisë! Berisha bën sikur nuk dëgjon

Jul 24, 2026 | 19:05

Analisti Agim Baçi komentoi fjalimin e sotëm të kryeministrit Edi Rama gjatë mbledhjes me grupin e PS dhe Qeverinë, teksa vuri në dukje se ai po tentonte ta zvogëlonte apo zbehte protestën e qytetarëve, që nxori në pah arrogancën e pushtetit.

agim baci dhe edi rama

Ai vlerësoi lëvizjen popullore dhe rezistencën e saj prej 55 ditësh, duke theksuar se qytetarët janë të mërzitur nga kjo klasë politike, e cila bën sikur nuk kupton.

Ndërsa Rama përpiqet ta kontrollojë protestën, Berisha nga ana tjetër bën sikur nuk e dëgjon.

“Rama pranoi arrogancën brenda qeverisë. Kontestimi i disa gjërave shkon përtej Bulevardit. Ai po mundohet të thotë se unë po ju lexoj. Politikisht ka pasur të lehtë të kontrollojë opozitën, por kur vjen puna te qytetarët është format më i vështirë. U mundua të përcaktojë se opozitë më nuk ka, por thotë që ka qytetarët edhe pse i thotë që mos u përzieni më këtë opozitën aktuale”, tha ai në studion e televizionit “Neës24” ditën e sotme.

Në lidhje me ndryshimet e mundshme në kabinetin qeveritar, Baçi argumentoi se:

”Sa kohë ka 50 ditë që është protesta që përcakton narrativën e debatit, dhe në parlament protesta ishte kryefjala, pra e ka bërë rolin e vet. Por Rama thjesht po bën politikë që ta zvogëlojë apo të thotë se unë di ta zgjidh”.

Kurse për Berishën u shpreh se ai nuk po i dëgjon thirrjet e protestës, që të hapë rrugën në PD për të rinjtë.

Megjithatë ai u shpreh kritik ndaj kreut të PD, Sali Berisha lidhur me mënyrën se si po e manaxhon partinë, duke thënë se po e zvogëlon.

“Berisha pasi e sulmoi, mori kthesën e dhe mbështeti protestën. Por po bën sikur nuk po dëgjon thelbin, është fatkeqësi për opozitën që nuk dëgjon veshin e qytetarëve. Nëse nuk je dera e zemërimit të qytetarëve që ta menaxhosh ka një problem shumë të madh”, tha ai.

I pyetur gjatë intervistës për thirrjet në protestë për arrestimin e ish-zv/kryeministres Belinda Balluku, ai tha se SPAK ka marrë të gjithë mbështetjen e qytetarëve dhe se duhet të bënë akuzat e duhura.

“Dëshira për të mbështetur një institucion duhet t’u japë më shumë kurajë që të bëjnë akuzat e duhura. SPAK duhet të ndjekë ritmin sepse publiku kërkon transparencë. Ka ca çështje që nuk mund t’i lësh pas dore dhe duhet t’i përgjigjesh publikut”, deklaroi analisti.

© Panorama.al

Te lidhura