“Atdheu është i yni, jo biznes privat”- Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë në ditën e 55-të të protestës: Rama, jep dorëheqjen!

Jul 24, 2026 | 19:53

Mijëra qytetarë u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në Tiranë në ditën e 55-të të protestës popullore për largimin e qeverisë dhe klasës politike.

Më tej ata marshuan drejt bulevardit dhe Kryeministrisë për të ndjekur ritin e përnatshëm të fjalimeve.

protesta1

Me parulla, pankarta dhe thirrje, nën motot patriotike dhe flamuj kombëtarë, ata lëshuan kushtrimin se politikës shqiptare “I erdhi fundi”.

marshimi sot

proteta sot

Të tjera thirrje e parulla që spikasnin ishin ato si:

“Atdheu është i yni, jo biznes privat”

“Rama jepe dorëheqjen”

“Arrestoni Ramën”

“Rama në burg, Berisha në burg”

“Shqipëria kërkon revolucion”

“Shqipëri e re”

“Rama o legen, gjithë Shqipëria të urren”

“Poshtë diktatura”

marshimi3

marshimi2

© Panorama.al

Te lidhura