Demokratët Evropianë kanë reaguar sërish lidhur me protestat që po zhvillohen për largimin e kryeministrit Edi Rama, duke komentuar tensionet dhe shoqërimet e djeshme të disa protestuesve para Kuvendit teksa mbahej seanca plenare.
Demokratët Evropianë përmendin disa biseda që kanë qarkulluar, ku dyshohet se deputetë socialistë kanë kërkuar ndërhyrjen e policisë ndaj protestuesve.
Ata theksojnë se nëse këto biseda konfirmohen atëherë do të ngrihej një pyetje serioze për Shqipërinë, e cila kërkon të anëtarësohet në BE, që nëse pushteti politik mund të ushtrojë presion për zbatimin e ligjit kundër qytetarëve.
Sipas tyre, protestat paqësore duhet të mbrohen, dhe nuk mund të “shtypen” nga policia.
“Dje, në ditën e 31-të të protestave në Shqipëri, policia ndërhyri për herë të parë dhe pasuan arrestimet. Nëse bisedat e dyshuara të brendshme midis deputetëve socialistë konfirmohen — mesazhe që thuhet se diskutojnë një kërkesë për ndërhyrje policore kundër protestuesve — kjo do të ngrinte një pyetje serioze për një vend që kërkon rrugën e BE-së: a mund të ushtrojë ndonjëherë presion pushteti politik mbi zbatimin e ligjit kundër qytetarëve? Protestat paqësore duhet të mbrohen, jo të heshten nga forca policore.”, thuhet në reagim.
© Panorama.al













