Prezantohet drejtori i ri i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave, Valdrin Pjetri.
Ai është pritur dhe prezantuar sot nga vetë ministri i drejtësisë, Toni Gogu, i cili tha se çështja e pronës lidhet me shtetin e të drejtës, zhvillimit ekonomik dhe integrimit evropian.
Gjithashtu ministri ka lënë edhe tre prioritetet, teksa nëpërmjet një postimi në rrjetin social ndau mesazhin e bisedës gjatë prezantimit dhe foto nga takimi.
“Sot prezantuam Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Agjencisë së Trajtimit të Pronave, Valdrin Pjetri dhe ndamë së bashku prioritetet që do të udhëheqin punën e institucionit në vijim. Prioritetet tona janë të qarta: më shumë ritëm në trajtimin e dosjeve; transparencë të plotë për qytetarët; integritet dhe standarde të larta shërbimi”, tha Gogu.
Gjithashtu ai vlerësoi se përmirësimi i punës në këtë sektor i shërben edhe integrimit:
“Çështja e pronës lidhet me shtetin e së drejtës, zhvillimin ekonomik dhe integrimin europian. Për këtë arsye, çdo përmirësim, sado i vogël, ka rëndësi”.
Postimi i ministrit Toni Gogu:
“Sot prezantuam Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Agjencisë së Trajtimit të Pronave, Valdrin Pjetri dhe ndamë së bashku prioritetet që do të udhëheqin punën e institucionit në vijim.
Pas çdo dosjeje të pronës qëndron historia e një familjeje, ndaj puna e Agjencisë nuk është vetëm administrative. Ajo është një shërbim ndaj qytetarëve, ndaj besimit te shteti dhe ndaj së drejtës.
Prioritetet tona janë të qarta: më shumë ritëm në trajtimin e dosjeve; transparencë të plotë për qytetarët; integritet dhe standarde të larta shërbimi.
Çështja e pronës lidhet me shtetin e së drejtës, zhvillimin ekonomik dhe integrimin europian. Për këtë arsye, çdo përmirësim, sado i vogël, ka rëndësi”.
© Panorama.al












