Teherani shenjëstroi bazën ushtarake amerikane, Jordania thotë se i rrëzoi të tre raketat iraniane!

Jul 15, 2026 | 12:29

Përshkallëzimi i luftës dhe tensioneve në Ngushticën e Hormuzit ka përfshirë edhe shtetet e tjera të Gjirit Persik dhe Lindjes së Mesme.

raketa

SHBA dhe Izraeli vijojnë të sulmojnë dhe bombardojnë Iranin, teksa përgjigja e Teheranit nuk ka munguar.

Më parë, Teherani tha se kishte shënjestruar një bazë të përdorur nga ushtria amerikane në mbretërinë Hashemite.

Forcat e armatosura të Jordanisë  thanë se kishin shkatërruar tre raketa balistike iraniane pasi Teherani tha se kishte synuar një bazë të përdorur nga ushtria amerikane në mbretërinë Hashemite.

Tre raketa të lëshuara nga Irani  u interceptuan ndërsa hynë në hapësirën ajrore jordaneze, thanë ata.

© Panorama.al

Te lidhura