Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, plagoset një 30-vjeçar në lagjen “Pavarësia 3”

Jun 7, 2026 | 19:00

Një i ri rreth 30 vjeç ka mbetur i plagosur pas një ngjarjeje me armë zjarri të ndodhur në zonën e rrugës Transballkanike, në lagjen “Pavarësia 3” të Vlorës.

policia

Sipas informacioneve paraprake, i riu është qëlluar me armë zjarri dhe ka marrë një plagë në këmbë. Ai është transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku po merr ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Deri më tani nuk dihen motivet e plagosjes dhe as identiteti i autorit ose autorëve të përfshirë, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga policia për detaje të mëtejshme.

© Panorama.al

Te lidhura