Ka nisur sërish protesta në Tiranë me thirrje të përsëritura për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa organizatorët dhe pjesëmarrësit kanë paralajmëruar vijimin e tubimeve çdo ditë në orën 18:00.
Ashtu si në protestat e mëparshme, qytetarët janë mbledhur në sheshin Skënderbej dhe më pas kanë nisur marshimin drejt kryeministrisë, duke mbajtur pankarta në duar dhe duke artikuluar thirrje kundër qeverisë.
Sipas organizatorëve, protesta e sotme pritet të jetë ndër më të mëdhatë e zhvilluara deri më tani, ndërsa kërkesa kryesore mbetet largimi i qeverisë aktuale dhe ndryshimi i kursit politik në vend.
Kujtojmë se me sloganin “Shqipëria nuk shitet”, protestuesit kanë dalë në sheshe çdo ditë duke shprehur pakënaqësi ndaj qeverisjes dhe duke kundërshtuar projektin për investim në zonën e Zvërnecit.
Protestuesit kanë deklaruar se pjesëmarrja e përditshme nis në orën 18:00 në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshimi drejt kryeministrisë.
“Zëri ynë, dinjiteti ynë, e ardhmja jonë” thuhet në sloganin ku qytetarët ftohen të marrin pjesë.
© Panorama.al












