Sherri mes dy personave përfundon në përdorimin e armës së zjarrit, plagohet njëri prej tyre! Autori në kërkim

Jun 7, 2026 | 18:23

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar pasditen e sotme në Shijak, rreth orës 17:30, në lagjen Lugina.

policia1

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta ndërmjet shtetasve me iniciale B. G. dhe E. B., ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi me iniciale B. G.

I lënduari është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, ka rrethuar zonën dhe vijon kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të plagosjes.

Shijak/Informacion paraprak

Rreth orës 17:30, në lagjen Lugina, Shijak, dyshohet se, pas një konflikti për motive të dobëta ndërmjet shtetasve B. G. dhe E. B., ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi B. G.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit E. B., autorit të dyshuar të plagosjes.

Shtetasi B. G. është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© Panorama.al

Te lidhura