Vijoi për të tetën ditë radhazi protesta kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec të Vlorës.
Mijëra qytetarë mbushën edhe këtë të diel sheshin përpara kryeministrisë. Sakaq shumë morën fjalë në podiumin e improvizuar.
Një qytetare u shpreh me vendosmëri se boll është boll. Ajo theksoi se diaspora shqiptare do kthehet këtë vetë në Shqipëri, jo për pushime, por për të protestuar kundër qeverisë Rama.
Qytetarja: Nëna shqiptare kam një lajm të mirë për ju. Është koha të kthejmë fëmijët tanë nga emigracioni. Shqipëria i takon vetëm atyre bijve tanë. Nëna shqiptare gëzohuni hajdeni në këtë shesh. Fëmijët tanë duhet të kthehen në Shqipëri. Për të gjithë ata që thonë pse jem mbledhur. Kemi një hall, kemi arritur në pikën që themi, boll është boll. Boll është boll. Boll është boll.
Zoti kryeministër kam një lajm për ty. Diaspora këtë radhë nuk do vijë për pushime, por do vijë për protestë. Shqipëri e re. Falënderim i veçantë për ata që kanë ardhur nga larg. Për të gjithë shqiptarët anembanë botës. Le ti tregojmë kësaj qeverie, boll është boll. Poshtë diktatura, rroftë Shqipëria.
© Panorama.al












