“Shqipëri e Re”/ Protestuesit kërkojnë kufizimin e mandateve dhe ndarjen e pushteteve: Rama të largohet, Berisha opozitë false

Jun 7, 2026 | 19:00

Nën thirrjet “Shqipëri e Re”, qytetarët e mbledhur në protestë paraqitën një sërë propozimesh që, sipas tyre, do të sillnin një reformim të thellë të sistemit politik dhe institucional në vend.

Ata kërkuan vendosjen e kufijve të qartë për ushtrimin e pushtetit, forcimin e llogaridhënies dhe rritjen e pavarësisë së institucioneve, duke argumentuar se modeli aktual ka përqendruar tepër kompetenca në duart e pak individëve.

“Kryeministri dhe presidenti të mos kenë më shumë se 2 mandate. Kryeministri dhe ministrat të mos jenë më deputetë e kryetar partish. Shohim kryeministra, ministra, deputetë dhe kryetar parlamenti që është një kukull. Kryetar partie me të gjitha pushtetet. Duhet të mbarojë kjo se prej këtu na vjen e keqja. Gjyqtarët japin vendime të padrejta, e kemi vuajtur vetë, drejtësi e degjeneruar. Duhet të mbajnë përgjegjësi penale për vendimet e gabuara. Rama duhet të dorëhiqet, të ikë edhe Berisha, është një opozitë false”, u shpreh qytetari.

© Panorama.al

Te lidhura