Ligji për diskriminimin i miratuar një vit më parë në Kuvend ka nevojë për ndryshime, pasi të parët që hasin vështirësi në impelementimin e tij janë gjyqtarët. Janë përfaqësuesit e organizatave që hartuan këtë ligj, por edhe avokatët, ata që japin këtë apel, pasi kanë kryer trajnimin e gjyqtarëve se duhet të procedojnë në rastet e diskriminimit. Këto probleme u diskutuan dje në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga Grupi Shqiptar i të Drejtave të Njeriut dhe fondacioni “Shoqëria e hapur për Shqipërinë”. Në fokus gjatë takimit ishte edhe nevoja për përafrimin e ligjit me direktivat e Bashkimit Europian dhe jurisprudenca e BE-së për antidiskriminimin. Ligji “Për mbrojtjen nga diskriminimi” u miratua nga Kuvendi në datën 4 shkurt të vitit të kaluar dhe ka objekt kryesor krijimin e kushteve për respektimin dhe zbatimin e parimit bazë të barazisë në lidhje me gjininë, racën, ngjyrën, etninë, gjuhën, identitetin gjinor.











