Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule, foli sot në emisionin “Log” nën moderimin e gazetarit Endri Xhafo në News 24, lidhur me takimin që kreu i Partisë Demokratikë, Sali Berisha zhvilloi disa ditë më parë në Athinë me shqiptarët e Greqisë.
Dule tha se takimi i Berishës me emigrantët e Greqisë ishte një takim i suksesshëm, ndërsa tha se nuk ka lidhje me takimin që kryeministri Rama zhvilloi disa muaj më parë në Athinë.
Dule tha se Rama mbajti një takim teatral, ndërsa në takimin e Berishës emigrantët shkuan me dëshirën dhe vullnetin e tyre për të dëgjuar kreun e opozitës shqiptare.
Vangjel Dule: Takimi ynë ishte një fragment nga jeta e përditshme, nga qytetari i cili në mënyrë të vullnetshme ka marrë mundimin që të dëgjojë kreun e opozitës për programin e tij.
Ndërsa takimi i Ramës para disa muajsh ishte pjesë teatrale.
Ne e mbushëm me njerëz nga Greqia, nuk sollëm nga Shqipëria. Ishte takim shumë i suksesshëm. Në atë sallë zor se numëroje 30 veta që kishin ardhur nga Shqipëria, përfshirë bashkëpunëtorët e Berishës.
© Panorama.al











