Presidenti serb, Boris Tadiç, tha se zgjedhjet e reja në vendin e tij mund të mbahen vetëm pasi Serbia të ketë marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian. Presidenti serb ka theksuar se Serbia ka nevojë për stabilitet, në mënyrë që të përfundojë disa punë të rëndësishme. Autoritetet serbe kërkojnë të marrin statusin e vendit kandidat për në BE duke e anashkaluar njohjen e Kosovës. Analistët besojnë se nëse kjo ndodh, është e rrezikshme pasi anëtarësimi i Serbisë pa njohur pavarësinë, do të thotë bllokim integrimi për Kosovën.











