“Sy më sy dhe xhep me xhep”- Pankartat e veçanta në tubimin e opozitës, Sali Berisha shfaqet në ‘krah’ të Donald Trump!

Feb 8, 2025 | 16:46

Përkrahësit e opozitës janë mbledhur pasditen e sotme në  protestën kombetare kundër qeverisë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë.

protesta e opozites pankarta (3)

Protestuesit nga i gjithë vendi janë bërë bashkë fillimisht në selinë blu me pankarta në duar, për të marshuar drejt kryeministrisë.

Siç shihet edhe në foto, demokratët janë fotografuar me flamurin e PD-së në duar, ndërsa nuk kanë munguar as pankarat e veçanta dhe ironitë për qeverinë.

Një prej protestuesve shihet me një pankartë tek duket kreu i PD-së Sali Berisha “krah” presidentit të SHBA, Donald Trump.

protesta e opozites pankarta (2)

Ndërkohë një tjetër është fotografuar me një pankartë tek shkruan “Sy më sy dhe xhep me xhep”, duke ironizuar kështu rubrikën e re të kryeministrit Edi Rama në rrjetet sociale,”Sy më sy”, ku kreu i qeverisë u kthen përgjigje pyetjeve dhe komenteve të qytetarëve në postimet e tij.

protesta e opozites pankarta (1)

protesta opozita-pankarta-policia-deputetet-maska-kundragaz (15) protesta opozita-pankarta-policia-deputetet-maska-kundragaz (14) protesta opozita-pankarta-policia-deputetet-maska-kundragaz (13) protesta opozita-pankarta-policia-deputetet-maska-kundragaz (12) protesta opozita-pankarta-policia-deputetet-maska-kundragaz (11) protesta opozita-pankarta-policia-deputetet-maska-kundragaz (10) protesta opozita-pankarta-policia-deputetet-maska-kundragaz (9) protesta opozita-pankarta-policia-deputetet-maska-kundragaz (8) protesta opozita-pankarta-policia-deputetet-maska-kundragaz (7) protesta opozita-pankarta-policia-deputetet-maska-kundragaz (6)

© Panorama.al

Te lidhura