Sulmi rus pranë kufijve të BE dhe NATO-s, Spiropali: Kërcënim i sigurisë! Të ndërmerren masa të forta ndaj Moskës

Jan 9, 2026 | 11:32

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, reagoi pas sulmit të fundit të Rusisë mbi rajonin e Lvivit në Ukrainë, pranë kufirit me Poloninë.

spiropali ta nea

Spiropali shkruan se Shqipëria dënon fuqishëm përdorimin nga Rusia të një rakete balistike me rreze të mesme kundër rajonit të Lvivit në Ukrainë.

“Një sulm kaq pranë kufijve të BE dhe NATO-s përbën përshkallëzim serioz dhe kërcënon sigurinë evropiane dhe transatlantike. Narrativat e trilluara të Rusisë zbulojnë natyrën agresive të veprimeve të saj”, deklaroi Ministrja e Jashtme.

Më tej, Spiropali bëri thirrje për masa të forta ndërkombëtare dhe presion më të madh ndaj Moskës.

“Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetje të Ukrainës”, shtoi Spiropali.

Postimi i Spiropalit:

Shqipëria dënon fuqishëm përdorimin nga Rusia të një rakete balistike me rreze të mesme kundër rajonit të Lvivit në Ukrainë.

Një sulm kaq pranë kufijve të BE-së dhe NATO-s përbën një përshkallëzim serioz dhe kërcënon sigurinë evropiane dhe transatlantike. Narrativat e trilluara të Rusisë zbulojnë natyrën agresive të veprimeve të saj.

Bëjmë thirrje për masa të forta ndërkombëtare dhe presion më të madh ndaj Moskës. Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetje të Ukrainës.

© Panorama.al

Te lidhura