Sulm me thikë pranë Akropolit në Athinë, plagosen dy turistë amerikanë

Jul 21, 2026 | 8:50

Dy turistë amerikanë kanë mbetur të plagosur të martën në Athinë pasi u sulmuan me thikë nga një person që dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

athine

Ngjarja, sipas mediave greke, u shënua në hyrjen jugore të sitit arkeologjik të Akropolit.

Burri filloi të kërcënonte kalimtarët dhe sulmoi dy turistë greko-amerikanë, duke iu shkaktuar lëndime në krahë dhe këmbë.

Autori i krimit u ndalua dhe u arrestua menjëherë nga oficerët e policisë, ndërsa të plagosurve iu dha ndihma mjekësore.

Sipas mediave, autori është një grek 60-vjeçar, i cili ishte arrestuar në të kaluarën për fyerje dhe posedim të një thike.

© Panorama.al

Te lidhura