Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja foli për Il Messaggero Veneto teksa analizoi fitoren e Spanjës në finalen e Kupës së Botës ndaj Argjentinës.

Lidhur me qëndrimin e Argjentinës, Reja u përgjigj: “Ata u përpoqën t’i frikësonin kundërshtarët e tyre edhe kundër Anglisë, por kundër Spanjës nuk ia arritën kurrë. Enco Fernandez ishte ndëshkuar tashmë me karton të verdhë, kështu që cili ishte qëllimi i atij faulli absurd? Nga aty, gjithçka ishte më e lehtë. Nuk mendoj se Skaloni mund të kishte bërë shumë më mirë, në fund, ata humbën 1-0 në kohën shtesë. Mund të duartrokas vetëm për një rrugë që e çoi atë drejt fitimit të një Kupe Bote dhe dy Kupave të Amerikës.”
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al











