“Rama jep dorëheqjen” – Dita e 52-të e revoltës kundër qeverisë, qytetarët zbresin sërish në shesh para Kryeministrisë

Jul 21, 2026 | 9:43

Protesta qytetarë ka hyrë sot në ditën e 52-të. Ashtu sikurse ditët e mëparshme, qytetarët do të mblidhen në bulevardin para Kryeministrisë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

Protesta foto masive1

Ajo që nisi në fillim, në ditët e fundit të muajit maj, kundër mungesës së transparencës në lidhje me projektin e Zvërnecit, është shndërruar në një lëvizje të gjerë kundër Ramës, për keqqeverisjen dhe korrupsionin.

 

Një ditë më parë, një protestë u zhvillua edhe para Kuvendit, ku protestuesit hodhën vezë në drejtim të automjeteve të disa deputetëve. Qytetarët shprehen se deputetët që ndodhen në parlament nuk përfaqësojnë vullnetin e popullit.

 

Protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e panegociueshme të Ramës, shfuqizimin e ligjit për investitorët strategjikë, e “Paketës së Maleve”, si dhe ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura dhe atë për trashëgiminë kulturore. Po ashtu ata kërkojnë ndryshime në Kodin Zgjedhor dhe ndryshime kushtetuese.

© Panorama.al

Te lidhura