Aksident në Kukës, makina përplaset me murin e një subjekti, plagosen lehtë dy fëmijë

Jul 21, 2026 | 14:50

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në qytetin e Kukësit, ku dy fëmijë kanë mbetur të dëmtuar lehtë.

ambulanca-1-1

Sipas Policisë, rreth orës 13:30, në rrugën “Dituria”, shtetasja V. D., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit. Si pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin e një subjekti.

Nga aksidenti kanë mbetur të dëmtuar lehtë dy pasagjerët, fëmijët e drejtueses, të moshave 10 dhe 7 vjeç. Ata kanë marrë ndihmën mjekësore dhe më pas janë larguar për në banesë.

© Panorama.al

Te lidhura