DURRES- Nje tjeter incident qe lidhet direkt me fushaten zgjedhore eshte shenuar sot. Zyra elektorale e kandidatit te Partise Socialiste per Sukthin, Selami Xhelili eshte demtuar nga persona ende te paidentifikuar. Lajmin e ka bere me dije dega e PS-se ne Durres, sipas te cilet kandidati kur ka shkuar paraditen e sotme ne zyre ka konstatuar demtimin e flamurit.
Ai ka raportuar se kane qene te demtuar dhe grisur edhe posterat e vendosur ne vendet e percaktuara. Ende nuk ka te dhena rreth autoresise se demtimit, por policia eshte njoftuar dhe eshte duke punuar per zbardhjen e ngjarjes.
Ky eshte incidenti i radhes qe shohohet ne kete fushate te zgjedhjeve per organet e pushtetit vendor, nderkohe qe jane shenuar edhe konflikte dhe perplasje te dhunshme mes militantesh, madje edhe kandiadatesh.
Shënohet incidenti i radhës gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve të 8 majit. Persona të panjohur kanë dhunuar sot zyrën elektorale të kandidatit për Sukthin Selami Xhelili. Lajmi bëhet i ditur nga dega e Partisë Socialiste në Durrës e cila thekson se është grisur flamuri dhe posterat e kësaj force politike.
© Panorama.al











